Futboll

“Refuzova Liverpool, Guardiola më kërkon të luaj si Messi”

Që kur u transferua për £37milionë nga Schalke për te Manchester City në vitin 2016, Leroy Sane ka rezultuar të jetë njëri prej talenteve më të shndritshëm në Premier League. Anësori debutoi me ekpin e parë të në vitin 2014 duke shënuar 13 gola në më shumë se 50 ndeshje, duke u ekspozuar si një prej sulmuesve më premtues në Europë. Me fillimin e karrierës në mënyrë mbreslënëse, gjermani tërhoqi mbi vete interesimin e shumë klubeve angleze dhe 22-vjeçari zbulon tashmë se një vit e gjysmë më parë ka refuzuar shansin për të luajtur nën drejtimin e patriotit të tij, Jurgen Klopp te Liverpool.

The 22-year-old initially struggled in England before talking with boss Pep Guardiola

“Po, unë po bisedoja edhe me Liverpool. Edhe Jurgen po më kontaktonte. Gjithçka ndodhi përpara se të bashkohesha me City. Ai bëri një punë të mirë te Borussia Dortmund. E kam takuar kur ai ishte atje. Ai është një njeri i mirë, i këndshëm dhe i ndershëm. Ai ka punuar mirë me Liverpool. ”, rrëfeu gjermani Sane, në lidhje me interesimin e Liverpool dhe Klopp për ta marrë 22-vjeçarin në Anfield.

The City manager told the winger to 'play with freedom and fun like Lionel Messi'

“Mu desh pak kohë për tu përshtatur në Premier League, me njerëzit këtu, si janë ata dhe për të njohur futbollistët. Duhet të gjeja vetëbesimin. Pep më tha të luaja i lirë, ngjashëm me Lionel Messi, por jo si Messi, është e pamundur. Më tha: duhet të jeshë i lirë si Messi, bëj qejf, bëji gjërat si një sulmues, afër zonës, merr guximin të godasësh portën, ose të japësh asiste”, tregoi Sane, i cili në 66 ndeshje me Manchester City ka shënuar 18 gola dhe dhënë 20 asiste.

Më shumë nga Futboll