Europa League

Reginaldo i dhuron fitoren, por Kukësi eliminohet për 1 gol nga Europa

Skuadra e Kukësit ka fituar sot me rezultatin 2-0 ndaj Torpedo Kutaisi, në takimin e dytë të vlefshëm për turin e tretë kualifikues të UEFA Europa League. Një fitore plotësisht e merituar e verilindorëve të Shqipërisë, por që do të vlejë vetëm për statistikë, pasi humbja e thellë me rezultatin 5-2, në takimin e parë ndaj Torpedos, shfuqizon suksesin e sotëm të Kukësit. Me një rezultat të përgjithshëm 4-5, Kukësi i ka thënë mbrëmjen e të enjtes lamtumirë aventurës europiane për këtë sezon, me një paraqitje dhe ecuri dinjitoze.

Ka qenë padyshim Reginaldo protagonisti kryesor i ndeshjes . Ishte pikërisht ai që në të 29’ ka kaluar skuadrën e drejtuar nga Cungu në avnatazh 1-0, pas një 11-metërshi të fituar prej tij, për të ngjallur shpresat e verilindorëve mbi një përmbysje të mundshme. Të nëjjtën gjë ka bërë Reginaldo edhe në pjesën e dytë, kur në të 75’ ka fituar 11-metërshin e dytë, për ta ekzekutuar sërish vetë dhe dërguar topin në rrjetë. Me vetëm një gol larg kualifikimit, skuadra e Kukësit intensifikon sulmet dhe goditjet drejt portës së Torpedos, pa neglizhuar aspak mbrojtjen. Pas rastit flagrant të shpërdoruar nga Dzaria, kur mbeteshin rreth 10 minuta nga përfundimi i takimit, i porsa aktivizuar në lojë, Shkodra ka ekzekutuar një goditje fantastike drejt portës kundërshtare, e shpëtuar në limite nga portieri. Pavarësisht presionit të ushtruar dhe spostimit në zonën kundërshtare deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, Kukësi nuk mundi dot të shënojë golin e tretë dhe të kualifikimit.

Kukësi-Torpedo Kutaisi 2-0 (4-5)

Shënues: Reginaldo 29’ (11-m) 75’ (11-m)

Kukësi: Maloku, Shameti, Alla, Rumbullaku, Maliqi, Musolli, Kordeiro, Dzaria, Ethemi, Harba, Reginaldo.

Torpedo Kutaisi: Kcaskhavadze, Khurtsilava, Tsinstsadze, Kukhianidze, Akatsiky, Kolidze, Kimadze, Marin, Hilinka, Kobakhidze, Lanci.

Më shumë nga Europa League