RUSI 2018

Rekord “Guinnes”, nga Argjentina në Rusi, 80.000 km me biçikletë…

Një udhëtim që zgjati 80 mijë kilometra me biçikletë, 37 shtete të vizituara në 5 vjet, me objektivin për të arritur në Rusi. Kjo është historia e Matias, tifozi i kombëtares së Argjentinës, i nisur nga San Juan, që e ka arritur me biçikletën e tij në Sheshin e Kuq, në Moskë.

Ajo që e ka shtyrë në këtë arritje për rekordet “Guinnes” ka qenë një motivim i madh i brendshëm dhe ndihma e shumë familjeve të takuara rrugës. “Pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mbërritur kurrë deri këtu. Biçikleta ime është e mbushur me kujtime.”

Mes etapave të udhëtimit ka qenë edhe prania në Kupën e Botës 2014 në Brazil, ndërsa vendi që ka qëndruar më gjatë ka qenë Italia, 5 muaj.

Pasi mbërriti në Rusi, argjentinasi tha: “Pasi humba punën, shtëpinë dhe makinën gjeta njerëz që edhe duke pasur pak parà ndanë gjithçka me mua. Zgjodha të bëj këtë udhëtim nëpër botë dhe tani do të ndjek Argjentinën në Botëror. Biçikleta ime peshon 90 kilogram dhe unë e thërras Liri. Këshilla ime? Nuk mund të shpallesh kampion i botës vetëm me Messi, duhet e gjitha skuadra.”

Më shumë nga RUSI 2018