Miks Bota

Rekordi, Derek Carr bëhet lojtari më i paguar në historinë e futbollit amerikan

Lojtari i skuadrës së Oakland Raiders, Derek Carr, është bërë sportisti më i paguar i historisë së NFL (national football league), ose siç njihet ndryshe futbollit amerikan. 26-vjeçari do të përfitojë 125 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e Oakland, me të cilën ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022. Falë kësaj kontrate rekord, Carr ka kaluar shifren prej 24,6 milionë dollarë që merr lojtari i Indianapolis, Andreë Luck.

U krye. Gjithnjë kam dashur të jem një lojtar i Raiders”, ka thënë Carr në faqen e tij zyrtare “Twitter”, duke thënë lajmin e firmosjes së kontratës së re. Megjithatë, ai nuk ka fituar ende asnjë titull në “super boël”, ndërkohë që në vitin 2016 ai udhëhoqi skuadrën e tij Raiders drejt kualifikimit në fazën e play off-it, gjë që nuk ndodhte nga viti 2002. Por, më pas u dëmtua dhe skuadra e tij u eliminua.

Ja lojtaret me te paguar te NFL-se

Më shumë nga Miks Bota