Champions League

“Rekordi negativ i Messi, Chelsea ekipi i vetëm që ndal atë dhe Barçan!”

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është i pandalshëm dhe Chelsea mund ta mbajë atë bllokuar në përballjen mes tyre në kompeticionin e Champions League. Ky është mendimi i ish-yllit të Chelseas, Michael Duberry, por gjithashtu edhe rezultati i statistikave. Chelsea, që do të përballet me Bacelonën në takimin e parë çerekfinal më datë 20 shkurt, nga njëra anë ka regjistruar rezultate pozitive ndaj gjigantëve të Eurpës, në kompeticionin më elitar të futbollit, duke kulmuar me fitoren e “Bluve të Londrës” ndaj katalanasve gjatë Championsit të vitit 2012, kur edhe ngritën trofeun.

Nga ana tjetër, Messi që po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 14 gola në shtëpi këtë sezon në La Liga, ka një rekord shumë negativ kundër Chelseas në Champions League, e akoma më të tmerrshëm në tokën angleze, ku nuk ka gjetur ende rrugën e golit në tetë përballje ndaj Bluve. Duke u ndalur pak në rekordin e Messit, ish-ylli i Chelseas, Duberry insiston se “Blutë e Londrës” kanë një plan loje për të ndalur argjentinasin.

Imazh i ngjashëm

“Është një lojë me dy ndeshje dhe në secilën përballje, që të dy ekipet mund të mundin njëri-tjetrin. Është njëlloj sikur të përballeshin dy boksierë të peshave të rënda, të cilët mund të realizojnë “KO”. Çështja është vetëm kush do ta kalojë turin. Chelsea ka po aq shumë shanse për ta kaluar këtë tur, po aq sa Barcelona. Do të jetë një përballje madhështore europiane. Natyrshëm Chelsea do të dëshironte një kundërshtar më të lehtë, por do të duhet të kalosh përmes këtyre ekipeve. Është një sfidë e vështirë përballë Barças. Messi është gjithmonë i rrezikshëm dhe Barça ka shumë emra të mëdhenj. Është në ADN e tyre që të jenë një forcë e madhe në Eurpë. Gjithsesi unë mendoj se Chelsea ka shumë shanse. Statistikat e Messit ndaj klubeve angleze nuk është i mirë. Chelsea është ekipi i vetëm që mund të ndalë atë. Shpresojmë që të vazhdojë kështu dhe ai të mos shënojë”, deklaro Duberry.

Më shumë nga Champions League