La Liga

Rela Madrid, epoka e Lopetegui fillon me një 19-vjeçar

Real Madrid ka lajmëruar blerjen e portierit Andriy Lunin nga Zorya Luhansk. 19-vjeçari ka nënshkruar për 6 vite me madrilenët, të cilët kanë shpenzuar 8.5 milionë euro.

“Marca” ka bërë të ditur se Real do të paguajë 3.9 milionë euro të tjera në varësi të paraqitjes që Lunin do të bëjë në “Bernabeu”.

Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës së parë, apo do të kalojë te ekipi i dytë i “Los Blancos”.

Lunin ka luajtur 29 ndeshje në sezonin e kaluar dhe konsiderohet si një nga portierët me më shumë perspektivë.

Për të janë interesuar skuadra, si Liverpool, Juventus dhe Inter, por në fund kanë fituar kampionët në fuqi të Premier League.

“Real është skuadra ime e preferuar”, ka thënë ai. “Natyrisht që do të më pëlqente të luaja atje një ditë”.

Marin e kaluar, Lunin është bërë portieri më i ri ukrainas që ka debutuar me kombëtaren në një ndeshje të barazuar 1-1 me Arabinë Saudite.

Më shumë nga La Liga