Atletikë

Relaksa Dauti pa sukses në Olimpiadën rinore, eliminohet që në start

Nuk ka patur shumë sukses aventura e atletes së re shqiptare Relaksa Dauti, që sot garoi në baterinë eliminatore të garës së 800 metrave, në Lojërat Olimpike rinore që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës. Atletja 18-vjeçare u klasifikua në vendin e 18-të mes 26 pjesëmarrëseve, duke mos u kualifikuar dot për në finalen e kësaj disipline.

Dauti garoi në baterinë e parë eliminatore, ku u rendit në vendin e shtatë mes 8 atleteve që ishin në pistë, duke regjistruar kohën 2’16”93. Kjo kohë nuk e lejoi të shkojë më tej në këtë aventurë olimpike. Për t’u theksuar fakti se kjo garë u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, për shkak të shiut e temperaturave të ulta.

Ja rezultatet e para te sportisteve kuqezinj ne Olimpiaden rinore

Deri më tani, në Lojërat Olimpike Rinore kanë garuar 3 nga 5 sportistët kuqezinj që marrin pjesë në këtë event: Relaksa Dauti në atletikë, Antonio Luli në peshëngritje dhe Katie Rock në not. Kjo e fundit do të zbresë sërish në pishinë ditët në vijim, ashtu sikurse do të garojnë në ring edhe boksierët Muhamet Qamili e Alsidita Selaj.

Më shumë nga Atletikë