Kategoria Superiore

Renato Arapi, edhe një vit i Skënderbeut

Renato Arapi ka rinovuar kontratën me Skënderbeun. Pas Sabien Lilajt, Shehit, Shkëmbit dhe lojtarëve kosovarë, Arapi është firma e radhës për kontingjentin bardhekuq. Ai do të jetë pjesë e korçarëve edhe për sezonin e ardhshëm, pasi rinovimi i tij me këtë klub është 1-vjeçar.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të luajë sezonin e tij të 6-të me Skënderbeun, ndërsa ka fituar në këto vite 5 herë radhazi titullin kampion me të njëjtën fanellë. Kjo skuadër i ka dhënë atij dhe shansin që të grumbullohet në ekipin kombëtar, ku edhe është aktualisht për sfidën kundër Francës.

Skënderbeu nesër do të niset në Austri, aty ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore për ndeshjet që do të luajë në eliminatoret e Champions League. Lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja, si Sabien Lilaj, Orges Shehi dhe Renato Arapi, do të udhëtojnë një ditë më vonë për t’iu bashkuar skuadrës. Në qëndrimin 3-javor në territorin austriak, korçarët kanë planifikuar që të zhvillojnë 8 ndeshje miqësore.

[total-poll id=37258]

Më shumë nga Kategoria Superiore