• Renato Sanchez pranon dështimin te Bayern…

    Publikuar: 8 May 8:02

    Renato Sanchez ka pranuar se ai nuk arriti të jetë në nivelin e pritshmërive gjatë sezonit të tij të parë me fanellën e Bayern Munich. Mesfushori i talentuar nga Portugalia mbërriti në “Allianz Arena”, gjatë verës së kaluar për 30 milionë euro, por me vetëm 6 ndeshje të luajtura, që nga minuta e parë në Bundesligë, 19-vjeçari nuk e ka gjetur veten te Bayern Munich. Zbulimi i kampionatit të kaluar europian, ku triumfoi me Portugalinë, deklaroi për një medie në Kinë se është i detyruar të përmirësohet, për të mos përfunduar i huazuar diku gjetkë.

    Renato Sanches has accepted he has not lived up to expectations at Bayern Munich this term

    “Nuk ishte në sezon i mirë për mua, por në vitin e ardhshëm do të jem shumë më mirë, – tha Renato  Sanchez. – Padyshim që edhe unë prisja më shumë nga vetja, por kam shumë besim se e ardhmja do të jetë e mirë për ne. Nuk kam pasur shumë minuta në këtë sezon dhe më duhet të luaj më shumë për të qenë i përgatitur. Unë ndihem mirë te Bayern Munich, te ambienti i klubit, me trajnerin dhe me shokët e skuadrës, por faktikisht viti im i parë në Bundesliga mund të konsiderohet i dështuar. Duhet të përmirësohem dhe të kem më shumë ndikim në fushën e lojës.”

    [interaction id=”5910af647b82c15e0bc00954″]


    Lexo postimet e tjera