Kampionatet në Europë

Renditja e 8 futbollistëve më të nënvlerësuar të historisë… kryeson ish-interisti me 37 trofe!

Sa herë në botën e futbollit kemi dëgjuar të flitet për “futbollistë të mbivlerësuar”, për lojtarë që shumë shpesh janë ngritur në piedestal në krahasim me aftësitë që kanë? Ky artikull merret me krejtësisht të kundërtën. Bëhet fjalë për futbollistë të nënvlerësuar, por që kanë fituar një mal me trofe në karrierën e tyre. Jeni gati? Po e nisim me një ish-lacial…

PANDEV (11 trofe) – Praktikisht nuk është përfshirë kurrë në listën e kampionëve të epokës tonë, por sigurisht që është nënvlerësuar shumë në vitet e fundit. Gjithsesi, maqedonsi ka fituar 5 trofe të Kupës së Italisë, 2 Superkupa të Italisë, 1 titull kampion në Serie A, 1 titull në Champions League me Inter, 1 botëror për klube dhe 1 titull kampion në Turqi.

NAVAS (11 trofe) – Me fanellën e Manchester City ka luajtur plot 183 ndeshje, por nuk është cilësuar kurrë si një futbollit i rëndësishëm, edhe pse në karrierën e tij ka marrë një mal me trofe: 2 Kupa të Spanjës, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Premier League, 2 Kupa të Ligës Angleze, 2 Kupa UEFA, 1 Superkupë UEFA, 1 kampionat europian dhe 1 kampionat botëror.

OBI MIKEL (13 trofe) – Futbollist cilësor, por që kurrë nuk është dashur nga tifozët, sidomos nga ata që Chelsea, pavarësisht se nigeriani në karrierën e tij ka fituar 1 Champions League, 1 Europa League, 4 Kupa të Anglisë, 2 Kupa të Ligës Angleze, 1 Superkupë Angleze, 2 trofe të Premier League, 1 Kupë të Afrikës dhe një medaje bronzi në “Rio 2016”.

O’SHEA (14 trofe) – Sigurisht një nga futbollistët më të nënvlerësuar në historinë e Manchester United, por njëkohësisht në nga ata që kanë fituar më shumë. Në karrierën e tij ka çuar në shtëpi, 5 trofe të Premier League, 1 Kupë të Anglisë, 3 Kupa të Ligës, 4 Superkupa të Anglisë, 1 Champions League dhe 1 botëror për klube.

CAMBIASSO (15 trofe) – Shumë i dashur për tifozët e Inter, por që asnjëherë nuk ka marrë elozhet që meritonte. Ka fituar 15 trofe në karrierë, në katër vende të ndryshme të botës: Argjentinë, Spanjë, Itali e Greqi, mes të cilëve një Champions League me zikaltërit.

PIZARRO (19 trofe) – Eshtë nga viti 1999 që vetëm shënon. Eshtë golashënuesi i huaj më i mirë i kampionatit gjerman dhe njëkohësisht golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Bundesliga me 191 gola të realizuar. I heshtur, por jashtëzakonisht vendimtar. Në karrierën e tij ka fituar 6 tituj në Bundesligë, 5 Kupa të Gjermanisë, 2 Kupa të Ligës Gjermane, 1 Superkupë të Gjermanisë, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Botëror për Kluve dhe 1 Champions League. Aspak keq apo jo?

FERNANDINHO (21 trofe) – Ai futet në listën e atyre futbollistëve me sy mbyllur. Me siguri bie më pak në sy se shokët e ekipit, por është me të vërtetë thelbësor për Manchester City të Pep Guardiola. Vetëm pak ditë më parë fitoi trofeun e dytë në Premier League, që ia shton 19 trofeve që kishte fituar më parë: 6 kampionate në Ukrainë, 4 Kupa të Ukrainës, 3 Superkupa të Ukrainës, 3 Kupa të Ligës në Angli, 1 Kupë UEFA, 1 kampionat dhe 1 kupë në Brazil.

MAXWELL (37 trofe) – Me shumë mundësi një nga futbollistët që ka fituar më shumë në historinë e futbollit. Emri i tij ndoshta është harruar nga tifozët, por sa shumë që ka fituar braziliani… 2 Kupa në Brazil, 2 tituj në Holandë, 2 Kupa në Holandë, 3 tituj në Serie 2, 2 Superkupa në Itali, 2 tituj në La Liga, 3 Kupa të Spanjës, 4 tituj në Francë, 4 Kupa të Ligës në Francë, 4 Kupa të Francës, 4 Superkupa të Francës, 1 Champions League, 2 Superkupa UEFA, 2 botërore për klube.

Më shumë nga Kampionatet në Europë