Futboll

Renditja e FIFA-s, Gjermania rikthehet e para në botë

Renditja e FIFA-s, Gjermania rikthehet e para në botë

Kështu po, kampionë!

Gjermania do të rikthehet në krye të renditjes së kombëtareve, e cila do të publikohet zyrtarisht me përditësimet më të fundit në sajtin e FIFA-s më 14 shtator.

Kampionët e botës këto ditë mposhtën Republikën Çeke dhe Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit të Rusisë, teksa Brazili, tashmë ish-kryesues, mposhti Ekuadorin dhe u ndal në barazim 1-1 në Kolumbi. Argjentina nuk arriti të fitojë asnjërën prej dy ndeshjeve të saj, duke rënë nga vendi i tretë në të katërtin. Kjo është hera e parë në tre vitet e fundit, që Lionel Messi me shokë nuk e shohin veten në podium.

Vazhdojmë më tej! Portugalia, kampione e Evropës në fuqi, do të kalojë në vendin e tretë, pozicioni më i mirë që ka pasur ndonjëherë (për herë të fundit e ka arritur në vitin 2014), ndërsa Belgjika gjithashtu do të ngjitet (nga vendi i nëntë në të pestin).

Kjo është renditja për 20 kombëtaret më të mira në botë:

1. Gjermani
2. Brazil
3. Portugali
4. Argjentinë
5. Belgjikë
6. Poloni
7. Zvicër
8. Francë
9. Kili
10. Kolumbi
11. Spanjë
12. Peru
13. Uells
14. Meksikë
15. Angli
16. Uruguai
17. Itali
18. Kroaci
19. Sllovaki
20. Irlandë e Veriut

 

 

Më shumë nga Futboll