Kombëtarja

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 3 vende për shtatorin

FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të saj për kombëtaret e të gjitha vendeve anëtare. Fjala është për renditjen e muajit shtator, ku Shqipëria ka humbur 3 vende, edhe pse fitoi njërën dhe barazoi tjetrën kualifikuese të radhës. Kuqezinjtë e drejtuar tashmë nga Cristian Panucci pozicionohen në vendin e 66-të, me 583 pikë.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Më shumë nga Kombëtarja