La Liga

Renditja e Topit të Artë, Ronaldo i pari, në vendin e dytë…

“France Football” ka filluar të publikojë një nga një emrat dhe pozicionin përfundimtar të lojtarëve kandidatë për Topin e Artë. Por “Gazzetta dell Sport” ka arritur të zbulojë katër pozicionet e para.

Nuk ka pasur asnjë surprizë, Topi i Artë 2017 është fituar nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez e ka fituar çmimin prestigjioz për herën e pestë dhe ka arritur rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi-n, në renditjen e lojtarëve që e kanë fituar më shumë herë këtë trofe.

“Pleshti”, në fakt, ka dalë në vendin e dytë, para ish-shokut të skuadrës Neymar, i cili është transferuar këtë verë te Paris Sg. Në vendin e katërt është pozicionuar Gigi Buffon, i cili ka fituar titullin e gjashtë radhazi në kampionat dhe ka luajtur në finalen e Champions League. Lojtari i dytë më i shtrenjtë i historisë së futbollit, Mbappe, është pozicionuar në vendin e shtatë.

Renditja e deritanishme e “France Football”
17 Toni Kroos
18 Antoine Griezmann
19 Eden Hazard
20 David De Gea
21 Leonardo Bonucci dhe Pierre-Emerick Aubameyang
23 Sadio Mané
24 Radamel Falcao
25 Karim Benzema
26 Jan Oblak
27 Mats Hummels
28 Edin Dzeko
29 Dries Mertens dhe Philippe Coutinho.

Më shumë nga La Liga