Connect with us

Futboll

Renditja përfundimtare e Premier League sipas super kompjuterit SAM

Një titull i pestë për Chelsea, fundi i ecurisë së Arsenal në pozicion që të siguron pjesëmarrjen në Champions League, dhe një fund i hidhur për Swansea, Sunderland dhe Hull. Ky është verdikti i SAM (Sports Analytics Machine), super kompjuteri i ndërtuar nga Ian McHale, profesor i analitikës në Universitetin e Salford, bashkë me kolegun e tij Dr Tarak Kharrat

Një titull i pestë për Chelsea, fundi i ecurisë së Arsenal në pozicion që të siguron pjesëmarrjen në Champions League, dhe një fund i hidhur për Swansea, Sunderland dhe Hull. Ky është verdikti i SAM (Sports Analytics Machine), super kompjuteri i ndërtuar nga Ian McHale, profesor i analitikës në Universitetin e Salford, bashkë me kolegun e tij Dr Tarak Kharrat. Ne pyetëm SAM të parashikojë ecurinë e çdo ndeshje të Premier League nga tani e deri në fund të sezonit më 21 maj. Rezultatet sugjerojnë se Chelsea nuk do ta çojë dëm avantazhin prej pesë pikësh, dhe madje do ta zgjerojë. SAM ka kalkuluar se djemtë e Antonio Conte kanë 64% mundësi ta fitojnë kampionatin.
Image result for premier league

Blutë i dhanë fund ecurisë fantastike prej 13 fitoreve radhazi teksa Tottenham u mundi javën e kaluar – dhe SAM kalkulon se Spurs do ta përfundojnë kampionatin në vend të dytë, me një pikë më shumë se Liverpool dhe Manchester City. Kjo do të thotë se Arsenal do të përfundonte jashtë katërshes më të mirë që prej 1995/96. Spurs ndodheshin në një pozicion të mirë edhe vitin e kaluar, por rrëshqitën në fund kështu që vendi i dytë do të ishte sezoni më i mirë i tyre në Premier League. Nuk ka lëvizje në fund të tabelës por Leicester, që momentalisht ndodhet në vend të 15-të, pritet të ngjitet pesë pozicione. SAM i jep Hull-it, që është në fund, një probabilitet 97,2% që do të bien nga kategoria.

 

Më shumë nga Futboll