Bundesliga

Reus i dëmtuar, por ja si ia “kompenson” klubit

Marco Reus vazhdon të jetë i dëmtuar, diçka e kthyer në një gjë të zakonshme në 2-3 vitet e fundit. Goditja që ai mori javën e kaluar ndaj Bayer Leverkusen-it në muskul do ta lërë deri në muajin e ardhshëm jashtë fushave, kështu që te Borussia Dortmund janë të shqetësuar për të. Trajneri Thomas Tuchel është shprehur se dëmtimi i mesfushorit i ka trishtuar së tepërmi verdhezinjtë. Gjithsesi, hierarkia e klubit gjerman ka marrë një lajm të mirë: Reus mund ta mbyllë karrierën në Dortmund!

Po, ky është ngushëllimi më i madh që 27-vjeçari mund t’i japë skuadrës. I kërkuar nga Chelsea, Barcelona, Arsenal dhe PSG, ai ende është i dashuruar me verdhezinjtë. “Kam lindur në Dortmund dhe më pëlqen të luaj këtu. Jam shumë i lumtur që mbaj veshur këto ngjyra”, – u shpreh Reus së fundmi në gazetën indiane “The Hindu”. Më pas, ai shtoi: “Kemi plot lojtarë të mirë dhe të rinj. Ja pse kam besim se do të kemi një skuadër të fortë për shumë vite.” Ndoshta ka të drejtë …

 

Më shumë nga Bundesliga