Bundesliga

Reus nuk del nga moda, po vijnë 80 milionë euro!

Marco Reus vazhdon të jetë një lojtar i pafat. Mesfushori u dëmtua sërish në ndeshjen e fundjavës, Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen, dhe do të qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të prillit. Gjithsesi, 27-vjeçari ende ka plot kërkesa në Evropë. E përditshmja britanike “Daily Express” shkruan se Chelsea është gati të paguajë 80 milionë euro për lojtarin e kombëtares gjermane. Kjo padyshim që është një shifër e jashtëzakonshme, por po flasim për një klub i cili nuk i ka problem paratë.

Së fundmi, Reus është spekuluar se mund të kalojë tek Arsenal. Londinezët e shohin si zëvendësues të kilianit Alexis Sanchez dhe, kështu, ish-ylli i Borussia M’Gladbach-ut do të kthehet në një derbi. Ai padyshim që duhet të mendohet mirë për destinacionin e radhës, sepse te Chelsea konkurrenca është shumë e fortë. Diego Costa, Eden Hazard dhe Pedro Rodriguez aktualisht janë të vendosur mirë në formacionin e trajnerit Antonio Conte. Kontrata aktuale e gjermanit në Dortmund përfundon në vitin 2019.

Më shumë nga Bundesliga