Bundesliga

Reus nuk mjafton, Augsburg ndëshkon Dortmund në fund

Borussia Dortmund është ndalur nga Augsburg në fund të takimit dhe duhet të kënaqet me një barazim 1-1 në Signal Iduna. Ndeshja filloi mirë për vendasit që gjejnë golin e avantazhit në minutën e 16’ me anë të Marco Reus. Sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi ka finalizuar një aksion të shpejtë dhe të bukur të Dortmund.

Goli i dha vetëbesim skuadrës së Stoger të cilët arrijnë të krijojnë disa mundësi për të dyfishuar rezultatin por pa sukses. Në fund ishin miqtë ata që mund të kishin ndëshkuar Dortmund me Schmid por goditja e tij nga distanca pritet pa shumë probleme nga Burki. Pas pushimit ndeshja nuk ndryshon shumë, Dortmund insiston të gjejë golin e qetësisë por gabon në pasimet e fundit ose në goditjet drejt portës.

Schurrle ka një mundësi të mirë pasi gjendet brenda zonës por goditja e tij është e pasaktë. Dhe nëse nuk shënon atëherë edhe mund të pësosh. Në minutën e 73’ vizitorët pas shumë goditjeve që nuk kanë rrezikuar portën kundërshtare gjejnë golin e avantazhit me anë të Danso pas një godite këndi. Dortmund hidhet sulm për të rivendosur avantazhin por nuk ia doli mbanë dhe duhet të kënaqet me një barazim brenda.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga