Bundesliga

Reus shkakton viktimën e 18-të, Dortmund barazon me Leipzig

Leipzig-Borussia Dortmund, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit gjerman, është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat ky që favorizon verdhezinjtë, të cilët janë në vendin e tretë të renditjes së Bundesliga-s me 42 pikë, tri më shumë se Leipzig, që mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Vendasit kanë humbur një rast të mirë për t’u ngjitur mes katër të parave pasi kanë qenë ata që kanë kaluar në avantazh në minutën e 29 me Augustin. Një avantazh që ka zgjatur nëntë minuta, duke parë se Dortmund ka barazuar në të 38-ën me Reus. Leipzig është bërë edhe skuadra e 18-të e Bundesliga-s ndaj së cilës sulmuesi gjerman ka shënuar gol.

Kjo ka qenë ndeshja e dhjetë radhazi pa humbje në kampionat për Borussia-n, ndërsa Leipzig është kthyer të marrë pikë në kampionat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër Frankfurt dhe Koln.

Më shumë nga Bundesliga