Bundesliga

“Do ta falja të gjithë pasurinë time vetëm për t’u shëruar”

Një pauzë e detyruar disamujore e ka kaluar, një tjetër e pret. Gjatë një interviste Marco Reus flet mbi kohën e vështirë në rehabilitim, mbi lotët dhe të ardhmen, që nuk është medoemos te Borussia Dortmund.

Marco Reuss u dëmtua për herën e fundit në finalen e Kupës së Gjermanisë. “Që aty rodhën lotët, pasi ishte shumë e hidhur” shprehet ai për revistën GQ.

Image result for marco reus

Atë e priste një tjetër pauzë disamujore, dhe fakti që nuk e kishte për herë të parë nuk do të thoshte se e kishte më të lehtë. “Më e keqja e fazës së rehabilitimit është se duhet të punosh gjatë gjithë kohës i vetëm. Është një test mendor brutal.

“Ne lojtarët e nivelit të lartë paguhemi shumë para. Dhe për këtë duhet të paguajmë një çmim të madh shëndetësor. Por për mua nuk ka rëndësi paraja përpara shëndetit. Do ta falja të gjithë pasurinë time për të qenë i shëndetshëm dhe të vazhdoja profesionin tim.

“Unë e dashuroj futbollin.

Por kjo do të ndodhë në marsin e vitit tjetër. Provimi mendor akoma nuk ka përfunduar. Por ai ka shpresa për të marrë pjesë në Kupën e Botës, diçka që nuk mundi ta bënte katër vite më parë për shkak të një dëmtimi. Po më pas?

Image result for marco reus

“Ka katër apo pesë ekipe evropiane që më tërheqin. Më 31 maj të vitit 2019 unë do të jem 30 vjeç dhe do të jetë mundësia ime e fundit për të nënshkruar një kontratë madhore dhe do të kisha dëshirë të provoja veten time diku tjetër.

“Por për momentin ndihem shumë mirë te Dortmund.”

Më shumë nga Bundesliga