Bundesliga

Reus te Liverpool? Festimi i tij e konfirmon…

Marco Reus ka qenë në radarin e Liverpool për një kohë të gjatë tashmë, dhe tifozët e Kuq kanë vënë re diçka që konfirmon se lojtari po mendon për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim i gjatë, ka luajtur nën urdhrat e trajnerit aktual të Liverpool, gjermani Jurgen Klopp.

Ata mund të ribashkohen, mendojnë tifozët e Liverpool, pasi Reus mesa duket ka vjedhur festimin e golit të heroit të Anfield Roberto Firmino të hënën.

He celebrated with a spinning karate kick - the trademark of Liverpool forward Roberto Firmino

Reus shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1 ndaj Augsburg dhe festoi me një shkelm “kung-fu” – që të kujton festimin e Firmino-s.

Ai është festimi i preferuar i brazilianit dhe disa tifozë të Liverpool janë shprehur në mediat sociale se Reus ka zbuluar destinacionin e tij të ri.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga