@Crap90sFootball QPR V MAN C 1993 pic.twitter.com/yfrRDOtnlu
— Ian Andrew Blair (@ianblair99) July 7, 2017
Mund të jenë 20 sekondat më kaotike që keni parë në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të bindur shikoni videon më sipër. 20 sekondat e shkëputura nga ndeshja e QPR dhe Manchester City në 1993 janë zgjedhur është zgjedhur si aksioni më i shëmtuar i historisë së futbollit nga revista e mirënjohur italiane L’Ultimo Uomo. Video e ndeshjes së Premier League është parë nga qindra mijëra persona në rrjetet sociale.
Ndeshja fillon me një goditje këndore nga e majta. Asnjë prej ekipeve nuk arrin të godasë topin siç duhet dhe pas disa përpjekjeve, topi shkon në këmbët e një mbrojtësi i City-t që me guxim të madh kërkon të driblojë në drejtim të portës së tij.
Më pas ai kërkon t’i japë topin portierit por pasimi i tij është i tmerrshëm. Një sulmues i QPR ndjek topin e lirë dhe driblon portierin përpara se të kthehet. Më pas vjen një ndërhyrje e një mbrojtësi dhe çfarë ndodh më pas nuk kuptohet mirë, vetëm shikohet dhe shijohet.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
