Formula 1

Revolucion në Formula 1, sistem i ri për nisjen e garave

Së shpejti mund të ketë një revolucion në Formula 1, me rregulla të reja për sa i përket fillimit të garave. Një grup teknikësh të ngarkuar nga pronarët e rinj të Liberty Media, janë duke studiuar rregulla të reja për sa i përket startit të garës së Formula 1, për t’i bërë ato më spektakolare. Siç dihet, fillimi i garës është momenti më i bukur i saj, pasi aty shpesh ndodhin përplasje, parakalime dhe emocionet janë të mëdha, ndaj pronarët e rinj kanë ide të reja.

Nga starti i gares se Singaporit

Pat Symonds, ish-shefi i teknikëve të Williams, i ngarkuar për këtë detyrë, shprehet: “Prej vitesh starti i garës nuk ka ndryshime, me makinën më të shpejtë që e nis garën nga vija e parë. Ky është një problem, pasi makinën më të shpejtë e vënë në fillim, duke i dhënë asaj të shkëputet edhe më shumë nga të tjerët, duke krijuar diferenca të mëdha që në fillim. Por vite më parë nuk ka qenë gjithnjë kështu”, tha Symonds, që shtoi se ideja është që të jenë 3-4 makina në vijën e parë të startit edhe pse kjo rrezikon të sjellë më shumë aksidente.

Më shumë nga Formula 1