Mix

Revolucion në Lojërat Olimpike, shtohen garat mikse dhe basketbolli 3×3

Një revolucion historik ka ndodhur sot në Lojërat Olimpike. Bordi drejtues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në mbledhjen e zhvilluar sot pasdite, ka vendosur të shtojë numrin e eventeve sportive, duke nisur nga “Tokio 2020”. Stafetat mikse në atletikë dhe not, si dhe ndeshjet e basketbollit 3×3, janë disa nga risitë që do të shohim në Olimpiadën e ardhshme. Përveç tyre, janë futur si disiplina të reja sportive edhe lojërat mikse në pingpong, lojërat mikse ekipore në xhudo, në gjuajtjet me hark dhe një garë skuadre mikse në 3-garësh (not-atletikë-çiklizëm).

Stafetat mikse në atletikë dhe not, si dhe ndeshjet e basketbollit 3×3, janë disa nga risitë që do të shohim në Olimpiadën e ardhshme “Tokio 2020”

Lajmin e ka konfirmuar vetë IOC përmes një deklarate për mediat, ndërsa presidenti Thomas Bach shtoi se kjo do t’i bëjë Lojërat Olimpike më të reja, më gjithëpërfshirëse, por do të afrojnë edhe më shumë femrën me sportin. Përveç kësaj, IOC ka konfirmuar se në shtator do të vendosë edhe caktimin e Lojërave Olimpike për dy edicione radhazi, ku pritet që Olimpiada e vitit 2024 të zhvillohet në Paris dhe ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos. Duket se dy qytetet në garë për Lojërat e 2024-ës kanë rënë dakord për këtë ndarje dhe votimi në shtator do të jetë thjesht formal.

Nga nje ndeshje basketbolli 3×3

Më shumë nga Mix