• Rezulton mbipeshë, kampioni i botës rrezikon titullin

    Publikuar: 19 May 5:34

    Boksieri i ri amerikan Gervonta Davis, kampion bote i peshës së lehtë për kategorinë junior, ka rezultuar mbi peshën e lejuar, 24 orë në prag të duelit me britanikun Liam Walsh, ku do të mbrojë titullin. Sot janë kryer peshimet zyrtare dhe Davis, 22 vjeç dhe që menaxhohet nga legjenda Floyd Mayweather, ka qenë rreth 500gramë mbi peshë.

    Megjithatë, ai ka ende 2 orë kohë për t’u rikthyer sërish në peshore në peshën e lejuar. Davis ka mbetur i befasuar kur ka parë peshën dhe ka debatuar me gjyqtarët. Madje ai ka hequr edhe mbathjet me shpresën për të kapur peshën e kërkuar, por pa sukses. Ndërsa rivali i tij Liam Walsh ishte në formë dhe dukej i motivuar në duelin ku do të synojë titullin kampion.

    Boksieri i ri amerikan Gervonta Davis gjate peshimit

    Lexo postimet e tjera