Ligue 1

Riaftësimi i Neymar shkon shkëlqyeshëm, do të luajë në Kupën e Botës 2018

Gjithçka gati! Ose më saktë, tani jemi në rrugën e duhur… Neymar është pranë rikthimit.

Lajmin e ka konfirmuar Paris SG, që një muaj e gjysmë pas operacionit të sulmuesit në këmbën e djathtë shpjegon: “Vlerësimi mjekësor i doktor Rodrigo Lasmar konfirmon ecurinë e shkëlqyer të riaftësimit të Neymar. Shumë shpejt ai mund ta vendosë kaviljen e djathtë në tokë dhe të mbajë peshën e trupit.”

Kësisoj, riaftësimi po shkon mirë dhe Kupa e Botës 2018, objektivi kryesor i brazilianit, ka shpëtuar. Do të duhen edhe 10 ditë që lojtari të fillojë rregullisht stërvitjen, konfirmohet nga klubi i PSG.

Ndoshta, ai do të kthehet të luajë vetëm në javën e fundit të Ligue 1, më 19 maj, për të mos rrezikuar dhe për të festuar titullin, por e rëndësishme është që ëndrra e O’Ney do të realizohet: ai do të luajë në Rusi…

Më shumë nga Ligue 1