Futboll

Ribashkohet MSN, Messi tallet me Pique: “Është rikthyer!”

Sërish të gjithë bashkë, ndonëse vetëm për pak orë. Pas divorcit më të zhurmshëm të kësaj vere, Neymar është rikthyer në Barcelonë, gjatë ditës së tij të lirë, dhe Messi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e ribashkuar MSN. “Është rikthyer”, ka shkruar “Pleshti” në dixhiturën që shoqëron foton, duke përmendur edhe profiling e mbrojtësit të Barças, Gerard Piquè.

Volvió @3gerardpique 😂😂😂

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

Bëhet fjalë për një shaka dhe ngacmimi ndaj qendërmbrojtësit blaugrana, në referim të postimit aq të bujshëm që bëri Pique në rrjetin e tij social, ku publikoi një foto të tijën me Neymar, të shoqëruar me dixhiturën: “Do të qëndrojë”. Mëkat, se vetëm pak orë më pas, braziliani zyrtarizoi transferimin e tij nga Paris Saint Germain.

Se queda 😂🤙🏽 @3gerardpique

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on

Tallja është shoqëruar edhe me ngacmimin e vetë Neymar në adresë të Pique, me brazilianin që ka ripostuar në Instagram selfie me mbrojtësin spanjoll dhe me dixhiturën “Do të qëndrojë”. I çuditshëm fakti që kjo foto e Suarez, Messi e Neymar, publikohet sot, pikërisht në të njëjtën ditë kur klubi i Barcelonës i ka shpallur “luftë” brazilianit Neymar, duke hapur një çështje gjyqësore ndaj tij.

Më shumë nga Futboll