Miks Bota

Ribëhen testet e Olimpiadës, vetëm një rast pozitiviteti

Këtë herë gjërat kanë shkuar më mirë. Ndryshe nga “Londër 2012”, ku nga ribërja e testeve antidoping rezultuan 23 raste të reja dopingu, nga ribërja e testeve të Lojërave Olimpike Dimërore “Vankuver 2010” ka dalë vetëm një rast i ri i pozitivitetit. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që tha se janë testuar sërish mbi 1 mijë kampionë urine dhe gjaku.

Janë ritestuar 1,195 kampionë të ndryshëm të urinës dhe gjakut dhe jemi të kënaqur që kemi vetëm një rast dopingu nga ribërja e analizave. Kjo u bë për të treguar se ne asnjëherë nuk tërhiqemi nga lufta që kemi nisur ndaj këtij fenomeni”, thuhet në komunikatën e IOC, që nuk sqaron se cilit shtet i përket rasti i vetëm. Ribërja e testeve u bë në bashkëpunim me WADA-n.

Më shumë nga Miks Bota