• Ribery paralajmëron: Nëse në Kinë paguhem mirë …

    Publikuar: 8 Jan 4:12

    Kina mund të mos jetë “ëndërr e një nate vere”, por më kohëgjatë se kaq. Pas deklaratës së mesfushorit Arjen Robben se një ditë mund të luajë në Superligën kineze apo kampionatin amerikan, edhe një tjetër lojtar i Bayern-it duket se është gati të bëhet pjesë e një çmendurie në futboll. Ai është Franck Ribery. 33-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë në Mynih. “Gjithmonë kam luajtur në nivelin më të lartë në vitet e fundit. Jam shumë i lumtur për çfarë kam bërë këtu”, – u shpreh së fundmi francezi.

    Ribery tashmë ka arritur gjithçka si bavarez. Kulmin ai e arriti në vitin 2013, kur fitoi Ligën e Kampionëve. “Jam shumë i lumtur që rinovova me një vit, por Kina, Katari dhe Dubai janë gjithnjë alternativa. Nëse ato paguajnë mirë, pse jo? Por tani jam i lumtur me Bayern-in”, – shtoi “Mbreti i Mynihut”. Kjo merkato dimri regjistroi dy shifra të çmendura. Carlos Tevez do të fitojë 80 milionë euro në dy sezone te Shanghai Shensua, ndërsa Oscar 22 milionë euro te Shanghai SIPG. Imagjinoni ç’mund të ndodhë më vonë.

    [interaction id=”5872563a2c94162c23640b26″]


    Lexo postimet e tjera