Formula 1

Ricciardo: Kisha dy vjet që e prisja këtë moment…

I emocionuar dhe plot me gëzim! Daniel Ricciardo ka komentuar në këtë mënyrë triumfin në Çmimin e Madh të Montekarlo: “Ndjej shumë emocione. Kishe dy vjet që ishte përgatitur për këtë sukses dhe më në fund erdhi.”

Më pas, piloti australian i Red Bull shtoi: “Kemi pasur probleme dhe nuk kam kaluar një periudhë të mirë. Në një lloj pikë nisëm të humbasim fuqi dhe mendova se gjithçka do të ishte e kotë, sepse Vettel nuk largohej, por mbërrita në finish duke përdorur marshin e gjashtë.”

Ricciardo shtoi: “Falënderoj skuderinë. Mu desh të administroja shumë faktorë, por fituam në një pistë historike si është Montekarlo dhe është diçka shumë e bukur. Pashë flamuj të Australisë në pistë dhe i falënderoj për mbështetjen.”

Më shumë nga Formula 1