Formula 1

Ricciardo penalizohet me 20 pozicione, do ta nisë garën nga vendi i fundit

Piloti australian Daniel Ricciardo do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Hockenheim nga vendi i fundit. Mekanikët kanë bërë disa ndryshime në makinë, që e penalizojnë me 20 pozicione, çkam do të thotë se pavarësisht rezultatit nesër në provat zyrtare, piloti i Red Bull do ta nisë garën nga vendi i 20-të.

Para fillimit të provave të lira, Red Bull ka komunikuar se ka ndryshuar “power unit” të makinës së pilotit australain, baterinë dhe çentralinën elektronike, që në total e penalizojnë me 20 pozicione Daniel Ricciardo, fitues i dy garave këtë sezon. Ky është motori i dytë që australiani ndërron këtë seozn, pasi synon që të ketë një makinë kompetitive në garën e Hungarisë, pas një jave.

Më shumë nga Formula 1