Formula 1

Ricciardo: Red Bull do të surprizojë që në garën e parë

Makina Red Bull pritet të jetë një surprizë këtë sezon të Formula 1, duke ndërhyrë në betejën mes Ferrari dhe Mercedes për titullin kampion. Rezultatet e testeve dimërore, por edhe fakti se makina ka ardhur në përmirësim nga vitit në vit, tregojnë se njëvendëshja austriake mund të befasojë sezonin që nis më 15 mars. “Një gjë është e sigurtë, që jemi më të përgatitur për sezonin e ri krahasuar me vitet e kaluara. Kemi bërë shumë xhiro, morëm mjaft informacion dhe mendoj se ritmi i makinës është i mirë. Kjo na ka dhënë më shumë besim”, u shpreh Daniel Ricciardo.

Piloti australian Daniel Ricciardo me Red Bull

Piloti australian kërkon të ndërhyjë në betejën për titull bazuar edhe nga fakti se ka qenë i shpejtë në pistë gjatë testeve. “Nuk e kemi ende makinën më të shpejtë, por jemi të bindur se informacioni i marrë dhe puna e bërë do të jenë të mjaftueshme për të qenë mes skuadrave pretendente. Këtë sezon nuk ka për të qenë vetëm Mercedes dhe Ferrari që do të duelojnë për titull, por edhe Red Bull. Makina e re RB14 është më e shpejtë dhe jemi të sigurt që do të surprizojmë që në garën e parë, në Australia”, deklaroi piloti Daniel Ricciardo.

Më shumë nga Formula 1