Showbiz

Rick Rubin zbulon inspirimin e Eminem për këngën e re “Walk on Water” në bashkëpunim me Beyonce

Fansat e Eminem janë përkëdhelur me një këngë të re të premten. Përveçse publikoi këngën e re me Beyonce “Walk on Water”, Em iu bashkua producentit Rick Rubin dhe gazetarit Malcolm Gladwell për një episod të emisionit Broken Record.

Gjatë bisedës nëntë minuta, Em dhe Rubin diskutojnë tema tepër personale duke shpjeguar se si brezi i ri i muzikës Rap e ka frustruar Eminem-in.

“Kur fillon në karrierë, ke një kanavacë boshe dhe mund të pikturosh çfarë të duash. Më pas vijnë albumet e tjerë dhe kur ke shkuar tek i shtati piktura është e kompletuar.

Për “Walk on Water” Eminem është influencuar nga presioni dhe pritshmëria e fansave të tij, si dhe nga trendi i ri i quajtur “mumble rap.”

“Për të është një shok kulturor pasi ka një valë të re në muzikën Rap që nuk i përshtatet atij. Mund ta shihja se ai ishte i frustruar,” shprehet Rick Rubin.

Më shumë nga Showbiz