Futboll

Rikthehet bujshëm Berlusconi, blen 100% të klubit. Galliani sërish administrator  

Mbyllet tratativa për rikthimin e Silvio Berlusconi në botën e futbollit. Me dy të reja. Mbi të gjitha do të jetë shoqëria Fininvest ajo që do të ringrejë skuadrën e Monza-s, kompani e familjes së Kavalierit, pjesë e të cilës janë të pestë fëmijët e tij dhe e kontrolluar nga vetë Silvio me 65 % të aksioneve. Së dyti, Fininvest do të mbajë 100% të Shoqërisë Sportive Monza 1912, ndryshe nga sa ishte komunikuar javë më parë, kur flitej fillimisht për 70% e më pas për 95%, për një vlerë komplekse të përllogaritur mes 2,5 dhe 3 milionë euro. Shifra ekzakte do të përcaktohet në orët e ardhshme, pas miratimit të bilancit të Monzas, për vitin 2017-2018 të mbyllur qershorin e fundit. Në çdo rast, firma është vetëm një çështje kohe dhe do të finalizohet brenda këtij muaji.

E nuk mund të ndodhte ndryshe, por se në rolin e administratorit të deleguar është emëruar Adriano Galliani, ndërsa sipërmarrësi Nicola Colombo, që do të shesë 100% të aksioneve të Monza-s, do të mbetet në pozicionin e presidentit. “Të mbaj këtë detyrë është një nder, akoma edhe më shumë pasi do të dal nga kapitali i shoqërisë. Është një mirënjohje për atë që kam bërë në të kaluarën dhe për atë që mund të bëj akoma për klubin”, deklaroi për “Radiocor”, presidenti Colombo.

Më shumë nga Futboll