Volejboll

Rikthehet Europa League, përcaktohen ekipet kombëtare të volejbollit

Më datën 20 maj do të nisë edicioni i radhës i Europa League në volejboll, ku do të marrin pjesë edhe ekipet kombëtare për të rritur dhe të rritura. Për të bërë një paraqitje sa më të mirë, prej ditës së djeshme ka nisur grumbullimi i ekipeve kombëtare, të drejtuara nga Jani Melka (djemtë) dhe Altin Martiri (vajzat). Stërvitja do të vijojë përgjatë gjithë kësaj periudhe në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park. Sipas planit stërvitor të përgatitur nga trajnerët, do të kryhen dy seanca stërvitore në ditë si te meshkujt ashtu dhe te femrat.

Lista e Kombëtares për meshkuj

1-Gazmend HUSAJ; 2-Redi KOCI; 3-Amarildo DELIU; 4-Anton QAFARENA; 5-Adri ARAPI; 6-Aldo KUPI; 7-Asmend KULA; 8-Norgen BARUTI; 9-Kreshnik MALAJ; 10-Saimir DRAGOI; 11-Entigleno NAZIFI; 12-Marjan GJOKLAJ; 13-Armando GAXIRI; 14-Klaudio QERRAXHIA; 15-Osman QEPA; 16-Emiljano XHABRAHIM; 17-Renato KOLA; 18-Kristi BERDUFI; 19-Anis ÇULLHAI.

Lista e Kombëtares për femra

1-Arjola PRENGA; 2-Esmeralda TUCI; 3-Erblira BICI; 4-Kejsi SHIRA; 5-Amarilda SIJONI; 6-Joana KUSHI; 7-Malvina TUCI; 8-Cindy MARINA; 9-Artiola REXHEPI; 10-Fatbardha PICAKU; 11-Amelia QERSHIA; 12-Çezarina XHEKA; 13-Stela KIRI; 14-Livia SHEHU; 15-Sava THAKA; 16-Sara HASKU; 17-Xhozafa SEJFULLAI; 18-Izabela DODANI.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll