Çiklizëm

Rikthehet Lance Armstrong, do të jetë në Xhiron e Italisë

Pak ditë pasi mbylli çështjen e mashtrimit me doping, duke paguar një shumë prej 5 milionë dollarësh dhe fituar pafajësinë, çiklisti amerikan Lance Armstrong ka konfirmuar se më 4 maj do të jetë në Jeruzalem, në Izrael, nga ku do të nisë edicionit 2018 i Xhiros së Italisë. Natyrisht që nuk do të zbresë në rrugë për të marrë pjesë, por do të jetë si i ftuar për të promovuar këtë event dhe sportin e çiklizmit.

Do të shkoj në një shtet si Izraeli për të rëfyer këtë event të madh si Xhiro e Italisë, një nga turnetë më të bukur në botë. Do të jem aty për 3 ditë, të mbushura me spektakël”, u shpreh Lance Armstrong, fitues 7 herë radhzi i Turit të Francës. Ish-çiklisti amerikan është një nga ikonat e këtij sporti, por më pas u kthye në një njeri të urryer pasi konfirmoi se ka përdorur doping në karrierën e tij, duke humbur gjithçka.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Çiklizëm