Kampionati Shqiptar

Rikthehet pas 3 viteve në Kroaci, Teuta firmos me mesfushorin Deliu

Teuta bën goditjen e radhës në merkato. Një ditë pasi zyrtarizoi portierin Isli Hidi, klubi durrsak ka bërë të njëjtën gjë edhe me Ardit Deliun, që rikthehet nga Kroacia. Lojtari në fjalë është kontigjent i Shqipëria U-21, me trajner Alban Bushin. Ai ka lindur në Durrës, më 26 tetor 1997 dhe ka debutuar në futbollin profesionist shqiptar në moshën 17-vjeçare, me Besën e Kavajës.

Deliu rikthehet në Superiore pas tri vitesh eksperiencë në Kroaci. Ai ka luajtur për dy vite te RNK Split, ndërkohë që sezonin e fundit i është bashkuar Hajduk Spilitit, ku është aktivizuar në ligën e dytë të futbollit kroat, gjatë sezonit 2017-2018. Një afrim i goditur nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili e përforcon në mënyrën më të mirë krahun e majtë të mesfushës së “djemve të detit”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar