• Rikthehet Sukaj, sulmuesi del në stërvitje me Partizanin

    Publikuar: 5 Jan 3:00

    Xhevahir Sukaj del në stërvitje të diferencuar me Partizanin. Sulmuesi shkodran ka rinisur aty ku e la aventurën me të kuqtë, duke qenë një përforcim mjaft cilësor në këtë merkato dimri, me objektiv titullin kampion. Kuptohet, pas lëndimit që pati në Malajzi, lojtarit në fjalë do t’i duhet një periudhë riaftësimi, por lajmi i mirë është “drita jeshile” e mjekëve, për të filluar nga stërvitja. Një ditë më parë ishte drejtori i përgjithshëm, Genc Tomori, ai që pohoi rikthimin e shkodranit te 15 herë kampionët e vendit, çka është bërë fakt në seancën e sotme, në Pezë. Nesër, Sukaj do të udhëtojë bashkë me skuadrën e kuqe drejt Antalias, për t’iu nënshtruar një minifaze përgatitore, nga e cila shpreson të dalë thuajse gati për të luajtur e shënuar gola deçizivë me Partizanin, si sezonin e shkuar.

    Sukaj

    Tomorri për Sukajn: Pyetjes, si është situata me Sukajn, drejtori i “demave” iu përgjigj një ditë më parë: “Ai është përforcimi ynë, është pjesë e Partizanit. Vlerat e Sukajt i dimë, nisur edhe nga ato që ka dhënë me skuadrën tonë herën e parë, sezonin e kaluar. Problemet shëndetësore them se janë në fund, edhe nga një kontroll mjekësor i kryer këto ditë. Sukaj ka marrë vlerësime pozitive që të jetë në stërvitje. Ai është një vlerë e shtuar, ashtu si Mazrekaj, që nuk ka qenë në 100 për qindëshin e tij këtë sezon, për shkaqe që ju i dini tashmë. Merkato ka filluar dhe mbyllet më 31 janar. Më datë 6 nisemi për në Turqi, ku do të zhvillojmë një fazë përgatitore. Do të luajmë edhe dy ndeshje miqësore me kundërshtarë shumë të mirë.”

    Sukaj i lumtur: Vllaznia u rikthy në vendin që i takon!

    Cungu për Sukajn: Trajneri i Vllaznisë foli dje për mundësitë e pakta që kishte sulmuesi në fjalë për t’u rikthyer te klubi mëmë: “Të jem realist, Vllaznia nuk ka nevojë për përforcime vetëm në sulm, por në çdo repart të sajin. Sa i takon Sukajt, mundësitë financiare të Vllaznisë janë të pakta për të marrë lojtarë si ai. Por, mesa di unë, Partizani thotë se Sukaj është lojtar i tij, kështu që nuk e di se cila mund të jetë e vërteta, por nuk besoj se mjafton t’i bëj një telefonatë dhe ai do të vijë në Shkodër. Unë mund t’i bëj telefonatë çdo futbollisti në Shqipëri, apo në Europë, por mundësitë financiare nuk janë për ta marrë, sepse janë lojtarë me paga tepër të mëdha. Për të bërë hipokrizi është shumë e thjeshtë, por nuk më pëlqen një gjë të tillë.” 

    sukaj-1

    Xhevahir Sukaj, gjysmën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Perak në Superligën e Malajzisë, ku luajti pak, vetëm 350 minuta, duke shënuar edhe dy gola. Më poshtë keni “pasaportën” e shkodranit në dy “stacionet” e fundit të karrierës së tij, një sezon më parë te të kuqtë dhe gjysmësezoni jashtë vendit.

    Sezoni Skuadra Minuta Nd K.V K.K
    2016… Perak (Malajzi) 350 4 2 0 0
    2015-2016 Partizani (Tirana) 2404 32 21 5 1

    [interaction id=”584c612fe800107d75fafbde”]


    Lexo postimet e tjera