Miks Bota

Rikthehet Tiger Woods, mjekët i japin “OK” për të luajtur sërish golf

Pas muajsh të tërë persekutimi, ku i ka ndodhur thuajse gjithçka e pakëndshme, Tiger Woods duket se më në fund ka rigjetur qetësinë dhe sheh “dritë në fund të tunelit”. Ka qenë vetë golfisti i gamshëm amerikan ai që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare “Twitter”, ku shprehet se mjekët i kanë dhënë “OK” për t’u rikthyer sërish në fushat e gjelbra.

Ish-numri 1 në botë, tashmë në vendin e 1.121, nuk është menduar dy herë pasi ka marrë miratimin e mjekëve, por ka marrë shkopin e golfit dhe ka nisur të stërvitet. Ai ka postuar një video, ku Woods godet një top, që përfundon rreth 50-60 centimetra larg vrimës.

Doktori më dha “OK” për t’u rikthyer sërish në fushë”, komenton Woods, ndërkohë që nuk ka munguar edhe mbështetja e fansave të tij, që e ftojnë të rikthehet sa më shpejt aktiv në turnetë zyrtarë. Golfisti amerikan nuk luan në një turne prej më disa muajsh për shkak të problemeve në shpinë, që sollën edhe marrjen e ilaçeve të forta. Ai u arrestua në maj, pasi u gjend në gjumë në timonin e makinës, si pasojë e mjekimeve të forta.

Më shumë nga Miks Bota