Bundesliga

Rikthehet trajneri i tripletës, ja si do të ndryshojë Bayern Munich

Trajneri i tripletës është rikthyer!

Gjatë pasdites së premte Bayern e bëri zyrtare atë që gjermania Bild e kishte zbuluar që të mërkurën. Jupp Heynckes do të rikthehet në stolin e rekordmenëve gjermanë pas largimit të Carlo Ancelotti-t.

Champions-League-Sieger 2013: Heynckes mit Schweinsteiger (r.) und Mandzukic

Të hënë në orën 11:30 ai do të prezantohet për të parën herë në Allianz Arena dhe pak orë më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore.

Por çfarë do të ndryshojë nën drejtimin e Heynckes?

Atmosfera. Trajneri i jep shumë rëndësi harmonisë së skuadrës dhe nuk e ka problem të bëjë kompromise për hir të skuadrës. Që ai do ta bëjë këtë, kjo është vërtetuar herën e fundit që ishte te bavarezët. Pasardhësi i tij, Pep Guardiola, mori një ekip të rregulluar deri në detaje.

Përveç kësaj ai duhet t’i japë fund klaneve të krijuara. Kundër Ancelotti-t dolën yje si Ribery, Robben, Muller apo Boateng. Helm për atmosferën. Edhe Lewandowksi ka bërë kritika publike.

Image result for bayern munich

Taktika. Heynckes do të përdorë skemën 4-2-3-1. Me aksin e trefishtë Boateng, Alaba, Martinez, Muller dhe Robben. Në janar do t’i bashkohen skuadrës edhe Neuer dhe Ribery.

Një rol kyç do të marr Marzinez – si numër gjashtë ashtu si në vitin e tripletës. Nën drejtimin e Guardiola-s dhe Ancelotti-t ai ka luajtur si qendërmbrojtës. Kjo do të thotë se Tolisso dhe Vidal mund të mbeten jashtë formacionit.

Image result for bayern munich

Stërvitja. Diçka është e sigurt, intensiteti i stërvitjes do të jetë më i lartë se nën drejtimin e Ancelotti-t. Carlo bënte shpeshherë të njëjtën gjë: nxehje, ushtrime me pasime të shkurtra, ndeshje stërvitore. Mungonin variacionet. E kundërta e Guardiola-s i cili kishte një regjim më intensiv stërvitor.

Heynckes do të gjejë një rrugë të mesme. Duke nxitur lojtarët, por pa i lodhur më tepër se sa duhet.

Më shumë nga Bundesliga