Premier League

Rilindi me ardhjen e Sarri, Chelsea punon për rinovimin e 31-vjeçarit…

David Luiz ka të ngjarë të luajë në “Stamford Bridge” edhe për sy sezone të tjera. Paraqitjet e para sezonale të mbrojtësit brazilian, që ka bindur fillimisht trajneri Maurizio Sarri, duket se kanë bindur edhe drejtuesit “blu”, të cilët po mendojnë rinovimin e kontratës, pasi marrëveshja aktuale përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Chelsea ka vënë rregullin se futbollistëve mbi 30 vjeç nuk mund t’i jepet një kontratë dy vjeçare, megjithatë duket se londinezët do ta thyejnë këtë rregull për të plotësuar kërkesat e brazilianit.

Sipas “The Sun”, paga e 31-vjeçarit do të jetë 130 mijë euro në javë. Pas problemeve në sezonin e kaluar, ku luajti vetëm 10 ndeshjeve në urdhrat e Conte, duket se David Luiz është rikthyer pjesë thelbësore e Chelsea, bazuar te fakti se trajneri Sarri kërkon mbrojtës të fortë në luftën në ajër dhe atë aftë teknikisht.

Më shumë nga Premier League