La Liga

Ringjallja e ish-yllit të Inter: Ai ka aftësi të mbinatyrshme!

Skuadër e re, jetë e re. Geoffrey Kondogbia, i cili është transferuar te Valencia verën e kaluar, pjesë e operacionit që ka dërguar Joao Cancelo tek Inter, duket se e ka harruar shumë shpejt aventurën zhgënjyese me zikaltrit dhe është kthyer të shkëlqejë në La Liga, aty ku ka bërë paraqitje shumë të mirë edhe me Sevilla para se të blihej nga Monaco. Në gjashtë ndeshje, në të cilat kanë ardhur edhe dy gola (1 në 56 sfida me Inter, 3 në 54 me Francën), francezi është kthyer në një idhull.

E përditshmja sportive “SuperDeporte” ka analizuar rendimentin e tij dhe ka dalë në përfundimin se: “Ai ka fuqi të mbinatyrshme”. Me Valencia-n po tregon se është një lojtar i kompletuar dhe i një niveli shumë të lartë: “Është kudo, mbron, korrigjon gabimet, frikëson kundërshtarin, rikuperon topa, shpërthen, hap lojën dhe shënon, – lexohet në portalin spanjoll. – Bën gjithçka”.

“Geoffrey është më shumë se një futbollist i fuqishëm. Dy muaj dhe gjashtë ndeshje kanë mjaftuar për ta kthyer mesfushorin francez në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Valencia-s”.

Më shumë nga La Liga