Futboll

Rino Gattuso mbush 40 vjeç, ja 40 thëniet e tij…

Rino Gattuso mbush 40 vjeç, ja 40 thëniet e tij…

Rino Gattuso si futbollist, zakonisht, vraponte më shumë se të tjerët dhe kilometrazhi i ekzistencës së tij mund të krahasohet vetëm në këtë mënyrë: ka jetuar me dyfishin e ritmit të një njeri të zakonshëm. Ringhio sot mbush 40 vjeç dhe ndoshta është një njeriu i lumtur, pasi po drejton skuadrën e zemrës. Ka dy gjëra për t’u bërë. E para, duhet ta urojmë. E dyta, të kujtojmë thëniet e tij. Gattuso është ai që luftonte për të gjithë, bën ndërhyrje kudo dhe thotë gjithmonë atë që mendoj, si ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij. Por personi, në të mirë e në të keq, shkon përtej personazhit. Kjo është jeta e tij nëpërmjet 40 thënieve…

  1. “Dispozicionin tim për lodhjen e konsideroj një sëmundje”
  2. “Unë te Milan ndihesha tifoz, kapiten dhe president”
  3. “Deri në moshën 13 vjeç kam luajtur vetëm në plazh. Nuk e di si goditen faullat dhe si jepen asiste, megjithatë kam fituar një Kupë të Botës”
  4. “Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha peshkatar”
  5. “Të dielave isha në plazh duke luajtur futboll me shokët. Ishte një vend takim. Më kujtohen ende portat që ishin me bidonët e naftës dhe goditjet që merrja”
  6. “Baba, po bëj shaka. Eja të shkojmë…” (Pasi bëri sikur nuk do të pranonte ofertën e pasur nga Skocia)
  7. “Muajt e parë në Gllasgou i kalova i mbyllur në dhomë duke parë “Rai Uno”. 18 vjeç, i mbyllur në një dhomë hoteli duke parë dokumentarë”
  8. “Kundërshtarët më urrejnë sepse jam i uritur”
  9. “Nëse lind katror, nuk mund të vdesësh rreth”
  10. “Do të mungoj në Botëror prej dëmtimit? Do ta lidh veten pas autobusit si Fantozzi”

Image result for gattuso

  1. “Si e pranoj humbjen? I vetëm, në kuzhinë, përgatis një panine dhe filloj ta kafshoj si të ishte kundërshtari që më ka mposhtur”
  2. “Nuk kam kërkuar kurrë autografe në jetën time. Do t’ia kisha kërkuar me shumë kënaqësi vetëm Maradonës. Nuk kam pasur kurrë kënaqësinë ta takoj”
  3. “Kur erdha te Milan isha një “këpucë”, le të themi se mësova diçka atje si luhet futboll me këmbë”
  4. “Kam mbyllur vetëm një ndeshje pa djersë, me të rinjtë e Perugia. Atë ditë kisha temperaturë”
  5. “Do të doja të rilindja Gattuso. Nëse 11 Gattuso luajnë kundër 11 Montella, padyshim që nuk humbasin”
  6. “Nëse marr një karton të verdhë që më skualifikon për në finale, atëherë do ta marr nga duart e gjyqtarin dhe do ta gëlltis”
  7. “Sa herë luanim kundër Francës më duhej të markoja Zidane. Natën para ndeshjes nuk flija, por lutesha që të ndodhte ndonjë magji”
  8. “Kur më dënuan për pesë ndeshje do të kishte qenë më mirë të më fusnin në burg për një muaj”
  9. “Jam ai që njerëzit shohin sepse e di mirë që në jetë, ashtu si në futboll, mendjemëdhenjtë, e kanë rrugën shumë të shkurtër”
  10. “Në Gllasgou ishte një djalë, pak a shumë në moshën time, që donte të më pastronte këpucët. Më dukej poshtëruese për të. Unë këpucët e mia i kam pastruar gjithmonë vetë”

Image result for gattuso

  1. “Më duhet ta kontrolloj më shumë veten. Në derbi doja të qëlloje me grusht Ronaldon”
  2. “Nëse fitojmë Kupën e Botës, të gjithë shpërblimin do ta jap në bamirësi”
  3. “Besoj shumë te Zoti dhe pak te Kisha që ka shumë ar dhe nuk ia jep atyre që vdesin urie”
  4. “Duhet të jem unë që duhet të paguajë një klub si Milan që më jep mundësinë të luaj në ndeshje të mëdha dhe jo e kundërta”
  5. “Milan është një thesar i “Unesco”, ndryshe nga Manchester City dhe PSG. Ata nuk kanë histori”
  6. “Derbi im i preferuar është ai në Champions League, kur një pritje me pulpë nga Abbiati na dha kualifikimin”
  7. “Në moshën 20 vjeç u rruajta në dhomat e zhveshjes dhe nuk pastrova lavamanin. Costacurta më dha një shuplakë dhe më tha: “nuk është shtëpia jote, shko pastroje” Në dhomat e zhveshjes respektonim gjithmonë rregullat. Kjo i mungon tani Milan.”
  8. “Kakà është një fenoment 100%. Nëse nuk e fiton “Topin e Artë” do të shkojë unë t’ia blej”
  9. “Kakà më kujton nxënësit me nota 10 në klasë. Në stërvitjen e parë shkova ta përplas, por ai u zhduk me një shpërthim mbresëlënës. Atje e kuptova se i përkiste një tjetër planeti.”
  10. “Kur shija duke luajtur Pirlon mendoja shpesh, a ja vlen që edhe unë të konsiderohem futbollist?”

Image result for gattuso

  1. “Nedved? Ka një goditje të shkëlqyer, por e ka ves që rrëzohet pa i ardhur kundërshtari”
  2. “Komplimete për Zanetti, për mënyrën si luan. Unë 36 vjeç do të tërheq këmbët zvarrë”
  3. “Ndeshja më e bukur? Ajo kundër Juves në Manchester. Atë natë shkova përtej mundësive të mia. Bëra një sprint 100 metra për të ndjekur një top që shkoi te Buffon”
  4. “Kundërshtari më i vështirë? Brandao, në Ukrainë. Luante në mënyrë të pisët. Më vendoste gjithmonë duart në fytyrë, nuk e di si rezistova pa e rrahur”
  5. “Mendoj se ka pasur një moment kur Totti ka qenë futbollisti më i mirë në botë”
  6. “Pasardhësi im? Më pëlqen Nainggolan. Por ai e godet portën më mirë se unë, ndërsa unë isha më i shpejtë se ai”
  7. “Kur mora drejtimin e Sion pyeta veten: çfarë dua këtu? Mund vetëm të humbas? I thathë vetes: “hesht dhe puno. Eshtë e vetmja mënyrë për të qenë gjallë”
  8. “Zamparini është më i paafti që kam njohur”
  9. “Milan është parajsa dhe për mua është një ëndërr që vazhdon”
  10. “Do të ishte më mirë të më kishin ngulur një thikë, sesa goli që pësuam nga portieri i Benevento”

Më shumë nga Futboll