• Rinovimi i Donnarumma-s, Milan-i vendos Raiola-n në binarë

    Publikuar: 19 May 11:14

    Kontrata e parë si profesionist i Gigio Donnarumma-s është prioriteti i Milan-it në programin për sezonin tjetër. Administratori Fassone ka qenë i qartë në këtë drejtim në asamblenë e shoqërisë, gjatë së cilës ka lajmëruar se do të rriten pagat. Sepse paga më të larta do të thotë një cilësi më e lartë e lojtarëve dhe garantojnë qëndrimin e atyre “big”, mbi të gjithë Donnarumma-s, i cili pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare për 3-3,5 milionë euro në sezon.

    Image result for donnarumma and raiola

    Të kënaqet Donnarumma, por jo Raiola, është kjo strategjia e Milan-it: Fassone bëri të ditur se do të ketë ulje neto të kostove të destinuara për komisionet dhe për agjentët dhe i pari të cilit do t’i duhet ta provojë është pikërisht agjenti i Gigio-s.  “Do të zbresin në një nivel të pranueshëm – ka shpjeguar drejtuesi kuqezi – edhe pse këtë vit duhet të bëjmë një përjashtim të vogël në limitet e arsyeshme”. Milani do të bëjë padiskutim një sforco të vogël, por duke ia bërë të qartë Raiola-s. Fassone dëshiron të vlerësojë Donnarumma-n për sezonin e madh, por Raiola nuk do të shijojë të njëjtën mirënjohje. Agjenti është kthyer në Europë pas një udhëtimi në SHBA për shkak të operacionit të Ibrahimovic në gju. Pas pak nga fjalët do të kalohet në vepra.


    Lexo postimet e tjera