Premier League

“RIP Ozil” – Ylli i Arsenal tallet nga interneti pasi Emery zbulon planet taktike

Arsenal ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit spanjoll Unai Emery dhe ai ditën e mërkurë ka dhënë edhe konferencën e parë për shtyp.

Gjatë prezantimit me shtypin, spanjolli ka diskutuar për filozofinë dhe vizionin që ka për ekipin.

Emery tha se është një trajner shumë kërkues dhe kërkon lojtarë që luajnë me intensitet të lartë.

“Në karrierën time kam qenë shumë kërkues ndaj vetes time si dhe ndaj lojtarëve dhe punëtorëve të klubit. Këtu lojtarët duan të luajnë me topin në zotërim. Ky personalitet më pëlqen dhe kur nuk e kemi topin dua që të luajmë me intensitet të madh dhe presion.

Dy gjëra të rëndësishme janë mbajtja e topit dhe presioni kur nuk e ke.”

Disa tifozë dhe ish-lojtarë si Martin Keown kanë kritikuar Mesut Ozil dhe pamundësinë e tij për të kryer punë defensive. Dhe pas fjalëve të Emery, interneti nuk nguroi të tallej me pikën e dobët të gjermanit.

Më shumë nga Premier League