Connect with us

RUSI 2018

Riquelme: Kini besim te Bauza, është trajner fitues!

Juan Roman Riquelme ka qenë i bindur në lidhje me shanset e Argjentinës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, “Rusia 2018”. Por, gjithashtu, ai ka biseduar mbi situatën e Edgardo Bauza, i cili në këto kohë është vënë në pikëpyetje nga drejtuesit e federatës, madje mund të humbasë punën e tij. Ish-futbollisti i njohur argjentinas, e mbështet atë: “Bauza është trajneri i vetëm, që ka arritur në gjysmëfinale të “Libertadores” me katër klube të ndryshme, si dhe ka dy kupa, – tha Riquelme për “Fox Sport”. – Bauza është një trajner fitues, ndaj duhet t’i besoni atij.” Por, ai tha, gjithashtu, se nuk do të jetë e lehtë për Albiceleste pa Lionel Messin: “Askush në botë nuk e imagjinon dot një Botëror pa Leo Messin. Edhe paraqitja e kombëtares argjentinase nuk është e njëjtë pa lojtarin më të mirë në botë.”

Më shumë nga RUSI 2018