Europa League

Rival nga Gjibraltari, short europian i favorshëm për Prishtinën

Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për raundin preliminary të Ligës së Europës, ku merr pjesë edhe Prishtina, si fituese e Kupës së Kosovës. “Goglat” u treguan bujare me skuadrën e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, sepse e ka vënë përballë një rivali nga Gjibraltari. Bëhet fjalë për skuadrën “Evropa”. Në fushën e kësaj të fundit do të luhet ndeshja e parë, më 28 qershor, ndërsa kthimit në Kosovë, më 5 korrik.

Më shumë nga Europa League