La Liga

Rivaldo: Ju tregoj Xavin e ri të Barçës, 31 klube kundër Real Madridit

Rivaldo, ish-futbollisti i Barcelonës, ka analizuar futbollin e tanishëm. Ai ka vlerësuar rolin e Messit te katalanasit: “Unë mendoj se ndaj Tottenham ishte momenti që Leo të rifitonte rolin e tij si udhëheqës dhe të bënte diferencën në ndeshje, përsëri”.

Lidhur me paraqitjen e patriotit të tij, Arthur, po daj “Spurs”, kampioni i botës me Brazilin nënvizoi: “Unë jam i sigurtë se Arthur do të luajë si titullar në skuadrën e Barcelonës, duke demonstruar aftësitë e tij prej një Xavi të ri… Ai mund të jetë zëvendësuesi i përafërt i ish-kapitenit”.

Duke u ndalur te ndeshja e së dielës e kampionëve të La Liga-s, kundër Valencias, Rivaldo ka kujtuar vështirësitë, që gjithmonë katalanasit i kanë hasur në këtë transfertë, por beson se Ernesto Valverde dhe të tijtë do të dalin me tri pikë nga “Mestalla”: “Parashikoj një rezultat 1-2, ka të ngjarë të dalë kështu ndeshja”.

Së fundi, në lidhje me Real Madridin, braziliani tha se “askush nuk mund të mohojë rëndësinë e Cristiano Ronaldos në ekip, sepse portugezi shënonte pothuajse në çdo lojë, por unë mendoj se kjo është vetëm një kohë e keqe për klubin madrilen. Real Madridi nuk po shfaqet siç pritej”.

Për sa iu përket mundësive të “Los Blancos” për të fituar një tjetër Champions, Rivaldo komentoi: “Janë 31 klube, të cilët do të përpiqen ta mundin Real Madridin dhe t’i japin fund supremacisë së tij në këtë kompeticion”.

Më shumë nga La Liga