Kampionatet në Europë

Rivaldo këshillon Neymar: Shko te ky ekip, që të bëhesh më i miri në botë…

Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, dha një intervistë për “Globoesporte”, në të cilën foli shumë qartë mbi të ardhmen e Neymar. “Unë tashmë e kam thënë se Neymar mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por mendoj që, nëse qëndron te PSG, kurrë nuk do ta bëjë këtë gjë. Ai duhet të largohet nga PSG, – tha legjenda e futbollit brazilian.

– Pasi hodhi poshtë Barcelonën, për shkak të asaj që ndodhi atje, duhet të rikthehet në “Bernabeu”. Sipas informacionit që vjen nga njerëz të ngushtë, nga gjithçka që kam dëgjuar kohët e fundit, mendoj se ka mundësi për të shkuar te Real Madridi. Po shkoi atje, po, unë mendoj se mund të bëhet lojtari më i miri i botës”.

E ardhmja e Neymar është në ajër dhe thashethemet nuk kanë ndalur, që kur ai u lëndua gjatë një ndeshjeje me PSG-në. Ylli brazilian humbi ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, dhe shkoi në atdhe për t’u rikuperuar për Kupën e Botës.

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, udhëtoi për ta takuar Neymar dhe për të folur mbi planet e tij për të ardhmen. Gjithashtu, u takua edhe me babain e tij menaxher. Edhe pse trajneri Unai Emery ka pranuar në një konferencë shtypi se Neymar do të kthehet te PSG-ja, e vërteta është se gjithçka tregon për “222 milionë euroshin”, që është një nga protagonistët e merkatos së transferimeve, me Real Madridin në lojë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë