Connect with us

Bundesliga

Robben barazon rekordin e legjendës Cruyff

Arjen Robben ka arritur stekën e plot 10 titujve kampionë në kampionate, duke barazuar bashkëkombasin e tij, legjendarin Johan Cruyff, pasi Bayern Munich siguroi matematikisht trofeun në ndeshjen e fituar pasditen e të shtunës në Bundesliga. Robben i ka fituar 10 titujt kampion në 4 kampionatet europiane gjatë karrierës së tij. Ky titull ishte i gjashti për atë në Gjermani, ndërkohë që më parë kishte fituar dy tituj në Premier Leagues me Chelsea, një titull kampion në La Liga me Real Madrid dhe një në Eredivisie të Holandës me PSV. Ndërkohë legjendaj Cruyff regjistroi 10 titujt kampion, prej të cilëve nëntë në Holandë, përkatësisht tetë me Ajax dhe një me Feyenoord, si dhe një titull kampion në La Liga me Barcelonën.

Rezultate imazhesh për robben bundesliga trophy

“Sapo lexova që kam barazuar rekordin e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave të futbollit holandez. Që të dy ne tani kemi 10 kampionate të fituar, nuk është keq të jesh në një nivel me atë”, deklaroi Robben i impresionuar për faktin që ka barazuar rekordin e bashkëkombasit të tij.  Gjithsesi, 33-vjeçari ka ende rrugë për të bërë nëse synon të barazojë rekordin e 13 titujve kampionë në kampionatet madhore në Europë, të mbajtur nga Rayan Giggs, që të 13-të me Manchester United. Konkretisht është Giggs ai që mban rekordin e më shumë titujve të fituar në top-6 kampionatet e Europës, (Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë dhe Holandë).

Imazh i ngjashëm

Zlatan Ibrahimovic numëron 12 tituj kampion nga karriera e tij te Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, AC Milan dhe PSG, ndonëse dy titujt e fituar te Juventus u anuluan më vonë për shkak të skandalit “Calciopoli”. Nëse gama e kampionateve do të shkonte përtej top-6, për të llogaritur të gjitha kampionatet europiane, atëherë rekordi është prej 16 titujsh, i mbajtur nga mesfushori Roar Strand në Norëegian që luajti me Rosenborg mes viteve 1990-2010.

[interaction id=”5908df399c3d6790494fee32″]

Më shumë nga Bundesliga