Bundesliga

Robben replikon me kritikët: Nuk bëj gjithmonë të njëjtin stil

Sulmuesi anësor i Bayern Munich Arjen Robben i është përgjigjur kritikave, sipas të cilave ai bën gjithmonë të njëjtin stil në fushë. Robben, 33, është bërë i famshëm për lëvizjen e tij standarde, nëpërmjet të cilës ai depërton nga e djathta, për tu futur në qendër, e më pas për të goditur me këmbën e tij më të fuqishme, të majtën. Vetëm në javët e fundit ai e ka përsëritur suksesshëm të paktën dy herë këtë lëvizje, pasi fillimisht shënoi një gol në fitoren 5-1 ndaj Arsenal, e vlefshme për Champions League, për të rivënë në lojë të njëjtin stil në fundjavën e fundit, ku shënoi një gol në fitoren e thellë 8-0 ndaj Hambrug SV, në ndeshjen e vlefshme për Bundesliga. Duke folur për paaftësinë e vazhdueshme të reparteve defensive për tu përballur me lëvizjen tradicionale të tij, Robben deklaroi se nuk bëhej fjalë për një lëvizje të vetme monotone.

“Nevojitet që të realizohet ekzaktësisht në momentin e duhur. Gjithsesi mbetet një surprizë, sepse zakonisht bëj diçka ndryshe, ndonëse njerëzit thonë se është gjithmonë e njëjta gjë nga Robben. Më pas unë shërbej për Lahm, ndërsa ai kroson dhe Lewandowski shënon. Kur godita topin kundër Arsenal, e dija menjëherë që ai do të shkonte në rrjetë. Ajo është ndjesia më e mrekullueshme. Kjo është arsyeja pse ne luajmë futboll”, komentoi Robben i cili konfirmoi se te Bayern Munich ndihet si në shtëpinë e tij: “Këtu ndihem vërtetë sin ë shtëpi, jo vetëm për shkak të futbollit, por bëhet fjalë gjithashtu edhe për stafin dhe klubin. Gjithçka ka të bëjë me atmsferën dhe interaktivitetin. Këtu është njëlloj si në familje”.

http://www.dailymotion.com/video/x5d6vkn_arjen-robben-goal-hd-bayern-munich-8-0-hamburger-sv-25-02-2017_sport

Më shumë nga Bundesliga